SHQIPËRI - nëpërmjet transmetimit video

Korçë, 11-12 Nëntor

Tiranë, 17-18 Nëntor


About the Willow Creek Association

RRETH OrganizatËs
Uillou Krik

Themeluar në vitin 1992, Organizata Uillou Krik (OUK) është një organizatë e krishterë jo-fitim-prurëse që ekzistion për të maksimalizuar fuqinë transformuese të kishave vendore.

Ne besojmë që kisha vendore është shpresa e botës sepse ajo luan rolin qëndron në strategjinë e zgjedhur nga Perëndisa për të shpenguar dhe ripërtërirë botën tonë plot nevoja.

Të bindur për rolin e rëndësishëm që kisha luan në këtë dramë shpengimi, OUK-u është i përkushtuar për t'u shërbyer atyre kishave dhe udhëheqësve që janë të gatshëm të përkushtohen plotëisht ndaj kësaj kauze. Ne ofrojmë vizion, frymëzim, lidhje, mjete, trajnim, dhe burime, së bashku me mundësi dhe platforma për kishat që të mësojnë dhe të mbështesin njëra tjetrën. Sot, kishat anëtare të OUK-ut përfaqësojnë më tepër se 90 denominacione në 35 vende të ndryshëm në botë.

Vizioni i OUK-ut është ta shoh çdo kishë vendore të arrijë potencialin e saj të plotë shpengues - duke u bërë kanali përçues i fuqisë transformuese të Jezu Krishtit.


Pse e Organizojmë Samitin Botëror të Udhëheqjes

Kur Perëndia dëshiron të nisë një punë të re në këtë botë, Ai pothuajse gjithmonë ia nis duke i folur zemrës së një individi. Me guxim për të dëgjuar, për t'u bindur, dhe për t'ua treguar këtë vizion të tjerëve, këta janë njerëzit që i quajmë udhëheqës.

Me kalimin e kohës e vlerësojmë edhe më tepër rëndësinë e udhëheqjes për jetën e kishës. Kemi vënë re që efektiviteti i kishës në përmbushjen e misionit të dhënë prej Perëndisë varet kryesisht nga karakteri, përkushtimi dhe aftësia e udhëheqjes. Për këtë arsye OUK-u është përqendruar në zhvillimin e udhëheqjes së kishës. Udhëheqja mund të jetë formale ose jo-formale, e punësuar ose vullnetare, me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme, klerike ose jo. Nuk ka rëndësi se nga vjen udhëheqja; e rëndësishme është që ajo gjendet e pranishme.

OUK-u është e ndërgjegjëshme që udhëheqja e kishës përfshin udhëheqës nga fusha e biznesit, edukimit, qeverisjes dhe sektorit social. Samiti Botëror i Udhëheqjes mirëpret udhëheqës nga të gjitha këto fusha dhe beson plotëisht që maksimumi i ndikimit të Kishës ndihet atëhere kur të gjithë udhëheqësit e saj të fokusuar në Krishtin gjenden në ballë për themelimin dhe rritjen e kishave, kompanive, shkollave, qeverive dhe ndërmarrjeve sociale të mirë-udhëhequra. Kjo është Kisha ashtu siç duhet të jetë! Kjo është mënyra se si dashuria dhe përkujdesi i Perëndisë derdhet mbi lagjet, qytetet dhe shtetet tona përmes veprave të dashurisë, drejtësisë, mëshirës, shërbimit dhe ripërtëritjes.

Çdo vit, bëjmë më të mirën për të siguruar një ngjarje të klasit botëror të trajnimit të udhëheqësve që sfidon, frymëzon dhe që i shërben udhëheqjes së çdo kishe.