SHQIPËRI - nëpërmjet transmetimit video

Korçë, 11-12 Nëntor

Tiranë, 17-18 Nëntor


SAMITI BOTËROR I UDHËHEQJES EKZISTON PËR TË TRANSFORMUAR UDHËHEQËSIT E KRISHTERË PËRRETH BOTËS NËPËRMJET INJEKTIMIT TË VIZIONIT, ZHVILLIMIT TË AFTËSIVE, DHE FRYMËZIMIT PËR HIR TË KISHËS VENDORE.

PËR TË NXITUR, PËR TË SFIDUAR, DHE PËR TË BASHKUAR NJERËZIT E PERËNDISË

Samiti Botëror i Udhëheqjes është lëvizja e ndjekësve të vërtetë dhe të vendosur të Krishtit, të përkushtuar për të përçuar mesazhin transformues të Krishtit për shpengimin dhe ripërtëritjen e botës ku jetojmë nëpërmjet fuqisë së kishës vendore.

Udhëheqës nga kultura, etni, gjuhë, denominacione, dhe thirrje të ndryshme bashkohen në përkushtimin e tyre për të arritur ndikimin pozitiv maksimal të udhëheqjes që ushtrojnë pavarësisht sa e madhe apo sa e vogël është sfera e influencës së tyre.

Samiti është ndërtuar për të të frymëzuar, për të të nxitur dhe për të të pajisur për rolin e veçantë që Perëndia të ka thirrur të ushtrosh në planin e Tij për të shpenguar dhe ripërtërirë botën ku jetojmë.

Siç t'ju nxisë Perëndia, shpresojmë dhe lutemi që të bashkoheni me ne!