SHQIPËRI - nëpërmjet transmetimit video

Korçë, 11-12 Nëntor

Tiranë, 17-18 Nëntor



"Nuk ka rëndësi se çfarë 'potenciali' ka dikush, apo se çfarë talenti, truri, apo mundësish zotërojnë ata, nëse ata nuk kanë gjithashtu karakterin që do të bëj gjithçka të jap fryt, suksesi zor se do të arrihet. Kush je ka me të vërtetë shumë rëndësi."

Dr. Henri Klaud – nëpërmjet transmetimit video

Autor, Psikolog i Krishterë, Konsulent Udhëheqësish

"Të gjithë janë njëlloj" nuk funksionon kur vjen puna tek menaxhimi i njerëzve në një organizatë. Njerëzit kanë tipe të ndryshëm përsonaliteti, disa duhen përqasur me një stil udhëheqjeje shumë specifik. Kush e merition investimin e vazhdueshëm dhe kush jo? A mund ta ndihmosh dot dikë të ndryshojë performancën? Ja se ku qëndron rreziku: nëse nuk di të sillesh ndryshe me njerëz të ndryshëm - veçanërisht me tipat e vështirë - ata mund të të shmangin nga vizioni. Duke u bazuar në urtësinë e 20 viteve trajnim të udhëheqësve të kishës dhe fushës së biznesit, Dr. Klaud prezanton koncepte që mund ta zgjerojnë kapacitetin tënd për ta vlerësuar saktësisht dhe për ta menaxhuar çdo person të ekipit tënd. "Këto koncepte të udhëheqjes," - thotë Bill Hajbëlls - "ma kanë ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si drejtoj."