SHQIPËRI - nëpërmjet transmetimit video

Korçë, 11-12 Nëntor

Tiranë, 17-18 Nëntor



"Ju nuk gjendeni atje ku keni qenë dikur. Ju nuk gjendeni atje ku keni për të shkuar. Ju gjendeni në një zonë konfuzioni. Mirësevini në Tokën e Ndërmjetme."

Xhef Manion – nëpërmjet transmetimit video

Pastori Kryesor, Kisha Biblike Ada

I njohur për aftësitë e tij dinamike të të dhënit mësim dhe pasionin për të komunikuar Shkrimin në mënyrë të qartë dhe të përshtatëshme, Xhef Manion ka shërbyer si pastori mësues i Kishës Biblike Ada në Miçiganin Perëndimor për më shumë se 25 vite. Kisha e tij me 6000 pjesëmarrës u vlerësua nga revista Outreach si një nga kishat më të mëdha dhe më në rritje në Amerikë në vitin 2009. Duke përdorur transmetimin video dhe dy vend takime të ndryshme ata synojnë për të krijuar ndjesinë e një kishe të vogël në kontekstin e një kishe të madhe. I ftuar në Samit pasi Bill Hajbëlls dëgjoi një mesazh të dhënë nga Manion mbi temën e Tokës së Ndërmjetme, ai do të na tregojë përmes të dhënave biblike se si shmangen rreziqet me të cilat përballen ata që jetojë në kohë tranzicioni.