Ken BlanÇard| Xhef Manion| Mama Magi| Ues Staford| Xhon Dikson
![]() "Gabimet nė kryerje rrallė herė janė mė tė dėmshme pėr njė organizatė se refuzimi pėr t'i pranuar ato. Kėrkojuni tė falur atyre qė janė lėnduar dhe trajtojeni ēėshtjen sėrish me bujari dhe urgjencė."
|
Xhon Dikson – nëpërmjet transmetimit video Drejtor, Qendra për Krishterimin Publik A janë titujt prestigjozë dhe pozitat me pushtet parakushte për një udhëheqje ndikuese? Sipas historianit dhe komentuesit shoqëror Xhon Dikson, "Ju nuk keni nevojë për autoritet strukturor për të qenë udhëheqës me ndikim." Ai thotë, "Mjeti më i fuqishëm i udhëheqësit është përulësia. Ajo e intensifikon besueshmërinë." Dikson, autori i Humilitas: Çelësi i Humbur për Jetën, Dashurinë dhe Udhëheqjen, heton rolin kritik që përulësia luan në jetën e një udhëheqësi, si dhe rrjedhojat e saj teologjike, historike dhe praktike. Dikson jep këtë sfidë: Hetoni mbivendosjen komplekse të udhëheqjes dhe përulësisë, dhe mësoni si të udhëhiqni përmes bindjes, shembullit dhe ndikimit në vend të autoritetit të pozitës. Dikson ju ofron praktika për t'ju ndihmuar të kultivoni një përulësi më të thellë e të vërtetë në ekipin dhe në shpirtin tuaj. |










